– FILOZOFIA –

Altin Mici, stilist për veshjet ceremoniale mashkullore, nuk është rastësisht në këtë industri. Ai operon në sektorin e eventeve prej vitit 2001 dhe fillimet e punës si kurator i eventeve e afrojnë stilistin me zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri si edhe mungesat me të cilat ky sektor përballet kryesisht përsa I përket paraqitjes dhe look – ut. Paralelisht, në vitet 2003 – 2006, Altini ndjek studimet pranë institutit të modës Sipam- AB ku diplomohet shkëlqyeshëm në degën Patronist – Modelist – Stilist. Pasioni i hershëm i fëmijërisë për modën dhe dizainin tashmë është zgjuar, duke e nxitur të vazhdojë të trajnohet edhe më tej në vendin fqinj Itali, duke e perfeksionuar kështu gjithnjë e më shumë profilin e tij.

Puna e vazhdueshme në sektorin e eventeve dhe kontaktet e vazhdueshme me çiftet e reja, e nxisin të fokusohet vetëm në dizenjimin e realizimin e veshjeve ceremoniale të personalizuara të cilat duket se i mungojnë tregut shqiptar.

– SUKSESI –

Që në krye të herës, Mici prezanton përmes produktit të tij një frymë të re për tregun shqiptar dhe merr përsipër që duke filluar nga klientët e tij po edhe më gjërë të edukojë një stil ndryshe të prezantimit publik të meshkujve shqiptarë. Që prej vitit 2010 sjell në çdo sezon një koleksion të plotë të kostumeve ceremonialë për dhëndër, Altin Mici Collection, duke i shpalosur plot sharm dhe elegancë nëpërmjet sfilatave dhe foto-shooting. Prezantimin e produktit të tij, të cilin tashmë e ka kthyer në një brand, Mici e bën edhe përmes pjesëmarrjes në panairet e eventeve të organizuar jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe në Kosovë. Viti 2016 shënoi një kulm të suksesit në karrierën e stilistit, duke u përzgjedhur si stilisti që do të dizenjonte dhe realizonte veshjen zyrtare ceremoniale të Skuadrës Shqiptare të Futbollit, për pjesëmarrjen në Euro 2016, Francë.

– PERFAQESIMI –

Përfaqësimi I skuadrës në daljet zyrtare u vlerësua maksimalisht si nga Kryeministri I vendit, ashtu edhe nga institucione ndërkombëtare ku skuadra u prezantua. Kjo ishte hera e parë që skuadra kombëtare kishte një paraqitje të tillë dinjitoze.
Mici është stilisti që tashmë e duan të gjithë. Ata që ditën më të rëndësishme të martesës e kanë zgjedhur si stilist e deri tek emrat më të njohur të ekranit, politikës dhe biznesit shqiptar e të huaj, besojnë fort në talentin e Micit. Shpesh herë punët e Micit kanë qënë avangardë me krijimet e stilistëve të mëdhenj, sidomos detajet dhe ngjyrat të cilat flenë dhe zgjohen atëherë kur duhen tek mjeshtri shqiptar.
Jo më kot ai është quajtur si “Armani shqiptar”. Punët e dizenjuara nga duart e Altin Micit kanë kapërcyer edhe kufinjtë shqiptare dhe tashmë duket se ky është edhe objektivi kryesor i artistit – të vendosë me shumë dinjitet emrin e tij perkrah gjigandëve të “Fashion”
Prej vitesh Altin Mici bashkëpunon me një sërë personazhesh dhe figura të njohura të ekranit shqiptar, duke u kujdesur për imazhin e tyre në daljet televizive. Shumë nga emrat e njohur të ekranit besojnë fort në talentin e Micit duke krijuar tashmë bashkëpunime të konsoliduara.

– Zgjedhim –

– Prodhojme –

– Shijojme –