Kënga Magjike, ja nga e mori kostumin Ardit Gjebrea

Sonte është nata finale e Këngës Magjike, e për këtë duhej një kostum i veçantë edhe për themeluesin dhe prezantuesin Ardit Gjebrea. Por nga e mori kostumin Gjebrea.
Është rrobaqepësi i njohur Altin Mici ai i cili është kujdesur për veshjen e Ardit Gjebreas.

Kombëtarja, lojtarët vishen me kostume të personalizuar

Ndërsa Shqipëria përgatitet të fluturojë drejt Euro 2016 në Francë, çdo gjë duket të jetë gati për skuadrën kombëtare, përfshirë edhe veshjen e tyre formale me të cilën skuadra do të paraqitet në shfaqet zyrtare. Altin Mici, një nga stilistët më të njohur shqiptarë, i shquar për realizimin e kostumeve të personalizuara “Made to Measure”, ka krijuar një kostum të ri që do të vishet nga skuadra ndërsa ata përfaqësojnë vendin e tyre në nivelin më të lartë ndonjëherë në futboll. Ndërsa është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në finalet e Kampionatit Europian, skuadra Kombëtare Shqiptare do të prezantohet me një veshje të personalizuar krijuar nga artisti Altin Mici, duke i dhënë çdo lojtari ndjenjën e krenarisë, besimit dhe komfortit me një veshje Made in Albania. Në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, që në krye të herës u vendos pa më të voglin dyshim që skuadra Kombëtare Shqiptare do të prezantohej me një produkt Made in Albania, ç’ka nxit tek lojtarët ndjenjën e patriotizmit dhe vetëvlerësimit. Një veshje perfekte me tre pjesë në tonalitete të grisë, krijuar në një kohë rekord prej dy muajsh, pas një pune të detajuar për marrjen e masave të çdo lojtari, duket se i rri perfekt çdonjërit prej tyre duke vënë edhe më në dukje individualitetin dhe sharmin e gjithëseicilit prej tyre. Çdo pjesë përbërëse e veshjes krijuar në formë ekzakte sipas specifikave të çdo lojtari, është realizuar nga stofrat më të mira duke përfshirë gjithashtu edhe logon zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.
I mirënjohur brenda vendit për dedikimin e tij ndaj zanatit, cilësisë së punës dhe integritetit të klientëve të tij, Altin Mici shpreson se ky bashkëpunim do t’i sjellë fat të dyja palëve sepse rruga e tyre tashmë është shtruar me shumë punë, përkushtim dhe dashuri.

Altin Mici…”Sot është një ditë shumë e veçantë dhe e mbushur me ndjenja kombëtare sepse puna ime kurorëzohet duke i shërbyer kombëtares së vendit tim. Jam shumë i emocionuar. Pasi mbaroi ndeshja në Armeni mendova të bëja diçka të veçantë për t’u përfaqësuar në mënyrë sa më dinjitoze në europian. Më shumë kam vuajtur me Tramezanin sepse ka një konstrukt shumë të formuar”

 

Marre nga www.supersport.al